DETAJE nga arrestimi i Lul Berishës, fshihej në Spanjë me letra bullgare!

Detaje nga arrestimi i ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, këtë të enjte (14 dhjetor) në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”.

Policia e Shtetit kishte informacione përmes burimeve të inteligjencës që Berisha fshihej në vendin iberik dhe pas njoftimit të autoriteteve atje u bë i mundur lokalizimi dhe më pas prangosja e 52-vjeçarit.

Lul Berisha fshihej në Spanjë me letra bullgare. Në vijim pritet të nisin procedurat për ekstradimin në drejtim të Tiranës të Berishës, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në vitin 2016 arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore.

Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.

Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­2000 për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.

Megjithatë, në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016-ën. Shkak rreth 2 vjet më parë u bë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë.

Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *