Motra e Liridonës: Asnjë familjarë i joni nuk ka kërcënuar babain e Naimit, duan të na fusin në kurth

Vrasja e Liridona Admeajt mbetet e rrethuar nga misteri, teksa bashkëshorti i saj Naim Muresli akuzohet si organizatoi i krimit.

Motra e të ndjerës në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ka deklaruar se nuk di asnjë sekret për çiftin, e po ashtu se motra e saj nuk i kishte folur për ndonjë problem që ajo kishte me Naimin. Ajo e përshkroi Naim Murselin si një njeri të mbyllur e jo shumë social, por që me familjen sillej shumë mirë.

Po ashtu, e reja theksoi se asnjë familjar i saji nuk ka kërcënuar Shaban Murselin, me gjakmarrje për vrasjen e Liridonës.

“Unë di vetëm që ka pasur jetë të lumtur, ajo ka pasur një jetë të mirë me Naimin. Na kanë thënë të gjithë për këto që përfliten, ne nuk kemi asnjë sekret. Ne i kemi dëgjuar tani vonë fjalët se ai mund ta tradhtonte por nuk e dimë a është e vërtetë. Ajo ishte njeri i mbyllur por ajo nuk na ka treguar asgjë ne si familjarë, as mua personalisht. Të gjithë kemi debate me burrat, por kjo është temë tjetër. Ajo gjithmonë fliste në praninë tonë me të. Ata nuk kanë pasur ansjë debat të rëndë që të të bënte me dyshime se mund të ndodhte diçka e rëndë. Ata s’kanë pasur asnjë debat me Shaban Murselin, pra babain e Naimit. Asnjëherë nuk i ka përzënë nga shtëpia.

Ne ja kemi lënë në dorë drejtësisë, nuk kemi dërguar fjalë as për besë. Emrat e përmendur janë të afërmit tanë, këto janë thjesht gënjeshtra, duan të na fusin në kurth. Ne ia kemi lënë drejtësisë. Xhaviti dhe Dervishi na kanë thënë që të gjithë bashkë do e kalojmë këtë, nuk kanë bërë as kërcënime asgjë. Asnjë gjë nga ato që thuhen nuk është vërtetë as sekrete as lidhjet intime. Ai ishte kunati im, kemi pasur marrëdhënie normale. Liridona dhe Naimi jetonin veç shabanit në Suedi. Të gjitha këto dëshmi janë të rreme çfarë po thuhen.

Me fëmijët e Liridonës nuk jemi takuar fare ne. Nuke di por nuk kemi pasur fare mundësi, ata janë larguar. Naimi ka qenë njeri i mbyllur më parë. Nuk është se ka pasur shumë miqësi. Ai sillej shumë mirë me ne, me gjithë familjen. Nuk ka pasur xhelozi për njëri-tjetrin, kanë qenë të lumtur. Nuk e dimë pse Liridona qëndroi shumë ditë së fundmi tek ne. Por ajo ka pasur shtëpinë e re në Kosovë pa mobilje fare dhe prandaj qëndroi tek ne.”- tha ajo.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *