Gazetari: Liridona dhe Naimi ishin borxhlinj në Suedi, ja me çfarë merreshin. Çdo të ndodhë me fëmijët

Gazetari Ervin Dushi ka folur sërish mbi jetën e çiftit Naim Murseli dhe Liridona Ademaj në Suedi. Ai dha disa detaje sa i takon të ardhurave të tyre vjetore, duke përfshirë këtu dhe babain e Naimit, Shaban Murseli.

“Ajo që dimë në rrugë zyrtare dhe e kemi të vërtetuar nga investigimi është se çifti në fjalë dispononin dy biznese. Naimi kishte një kompani ndërtimi e cila është jo aktive në dy vitet e fundit dhe nuk është se kishte ndonjë të ardhur të madhe që të themi se mund të bënte një jetë të çmenduar, siç e kanë quajtur mediat. Po ashtu dhe Liridona zotëronte një kompani të vogël pastrimi bashkë me një bashkombas që rri në Suedi. Të ardhurat vjetore të kësaj kompanie janë rreth 35 mijë euro. Edhe zoti Shaban Murseli që jeton në të njëjtën adresë me çiftin, kanë të ardhura vjetore rreth 30 mijë euro në vit. Ata jetojnë në një qytet të vogël dhe atje të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe pronarë të një kafeje. Më herët, Naimi vetë ka qenë goxha aktiv në jetën politike në qytetin e tij, është angazhuar për zgjedhjet e fundit duke ndihmuar Partinë Demokratike suedeze. Edhe babai i tij ka njohje në jetën politike, ai është bërë sebep. Jeta e tyre ka qenë goxha e mirë”, tha ai në një intervistë në Klan News.

Dushi shpjegoi po ashtu se çifti bashkë me Shaban Murselin janë debitorë në banka dhe në shtet.

“Është një detaj që duhet parë me vëmendje sepse nuk kanë pasur një jetë të shfrenuar siç është aluduar në media.”

Pistën e siguracionit si motiv për vrasjen e hodhi poshtë duke u shprehur:

“Një siguracion i thjeshtë në Suedi nuk i kalon 800 mijë euro. Duhet theksuar sepse ky 800-mijë euroshi është për dy familjarë, minus taksat. Flasim për një shumë të papërfillshme”.

Gazetari tregoi se çfarë do të ndodhë me fëmijët e vegjël, të cilët është raportuar se janë larguar nga Kosova.

“Shërbimi Social ma ka konfirmuar se fëmijët janë në Suedi. Në rast se merret vendimi i formës së prerë për Naim Murselin, prapë duhet që fëmijët të qëndrojnë pranë familjarëve të tyre, por se tek cila palë, ngelet për t’u parë pas një procesi gjyqësor. Por fëmijët do jenë për një kohë të gjatë nën vëzhgim të rreptë të Shërbimit Social”.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *