Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet të mërkurën në Bruksel, Osmani para mediave tha se do t’i njoftojë sot të gjithë liderët evropianë për informatat që Kosova posedon në lidhje me këto plane të Serbisë.

Sipas saj, këto janë alarme që duhet të merren shumë seriozisht.

“Të gjitha informatat që ne i kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja, unë do t’i informojë të gjithë liderët evropianë sot për informatat që institucionet tona të sigurisë së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si preventivë në mënyrë që Serbia mos ta destabilizojë më rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka konsideruar se Samiti i sotëm po mbahet në një kohë të vështirë për Evropën dhe për të gjithë botën për shkak të konflikteve që po ndodhin nëpër botë.

“Ky samit është duke ndodhur në një kohë të vështirë për Evropën dhe për të gjithë botën për shkak të një sërë konfliktesh që po ndodhin anë e kënd botës dhe natyrisht që edhe natyrisht që vëmendja e të gjithë partnerëve tanë është te të gjitha këto konflikte. Këto konflikte që po ndodhin në botë dëshmojnë se sa e rëndësishme është paqja në Ballkanin Perëndimor. Për fat të keq Serbia akoma udhëhiqet nga njerëz që dëshirojnë ta kthejnë prapa rajonin tonë në vitet e 890-ta, ne nuk duhet të lejojmë që një logjikë e tillë të triumfojë, prandaj po punojmë me partnerët tanë në BE në mënyrë që të rritet siguria në Kosovë dhe sidomos aspekti i sigurisë rreth kufirit me Serbinë dhe e dyta që të hiqen masat ndaj Kosovës, është e domosdoshme që të ketë masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit që është kryer më 24 shtator. Për fat të keq deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim dhe nëse vazhdohet pa asnjë veprim ose masë ndaj Serbia, ajo do ta marrë këtë si një lloj nxitjeje”, ka thënë ajo.

Derisa ka folur për sanksionimin ndaj Serbisë për sulmin e ndodhur më 24 shtator në Banjskë, Osmani ka thënë se po kërkohen masa parandaluese dhe jo ndëshkuese.

“Kur flas për masat, dua të jem e qartë se nuk po flas për ndëshkim, po flas për parandalim dhe për fat të keq historia ka treguar se kjo është e vetmja gjuhë që kupton Serbia, mosvendosja e masave për të është ftesë që të sulmojë sërish. Vuçiqi më së miri do t’i kuptonte masat financiare nga BE-ja”, ka shtuar Osmani.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *