Ekskluzive: Njëri prej të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë, është babai i ish-deputetit Veton Berisha

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri. Një vajzë 23-vjeçare nga Shqipëria, e cila vuan nga probleme mendore, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy persona në Pejë. Lidhur me rastin tashmë janë arrestuar Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se Shaban Berisha është babai ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.

Shaban Berisha bashkë me Ismet Gogajn, dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht 23-vjeçaren, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se me urdhër të prokurorit është sekuestruar edhe vetura që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për kryerjen e veprës penale.

Po ashtu, është siguruar edhe vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Gogaj dhe Berisha janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tyre pritet të merren masa ligjore.

Ndryshe, rasti i rëndë u zbulua pasi motra e viktimës erdhi në Kosovë për ta kërkuar atë dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.

Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme, teksa njësitet policore u vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar se kush janë personat e dyshuar.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *