“E urreva, s’e përqafoi”, ish-mësuesja e Liridonës rrëfen momentin kur Naimi i dha lamtumirën: Nuk lëshoi asnjë pikë lot!

Detaje dhe dëshmi të reja publikohen çdo ditë lidhur me vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt që tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm.

Së fundimi, mësuesja e Liridonës ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli, i cili dyshohet si porositësi i gjithë vrasjes, i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij.

Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi.

Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Loredanës kishte një mavijosje.

“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha Teuta për mediat.

Mësuesja Teuta Haxhiu tha se vrasja e saj në prezenë të dy fëmijëve ishte vdekje e dyfishtë për 30-vjeçaren, ndërsa theksoi se nuk e mendonte kurrë se Naim Murseli mund të ishte ekzekutuesi i saj.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin ‘Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teuta”, theksoi Teuta.

Kujtojmë se deri më tani, në burg janë 4 persona që akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Liridonës.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *