Kujdes nga ankthi e depresioni/ Psikiatrja: Mos neglizhoni asnjëherë shëndetin mendor

Ankthi dhe depresioni janë gjendje të ndryshme, por që ndonjëherë ndodhin së bashku.

Numri i pacientëve me probleme të shëndetit mendor është rritur ndjeshëm.

Psikiatrja Irena Thoma thotë gjithashtu se po janë rritur edhe shifrat e pacintëve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni ndaj sygjeron që nëse keni shenja që ua pengojnë jetesën ti drejtohen mjekut psikiatër.

“Nëse keni shenja të papërshtatshme për të jetuar jetën apo që ju pengojnë për të bërë jetën normale duhet ti drejtoheni mjekut. Ka njerëz me predispozicion të lartë për t’u sëmurur, predispozicion gjenetik dhe faktorë të jashtëm stresant, problemet sociale. Dhe në qoftë se këto simptoma i shohim tek vetja dhe janë rënduar ditë pas dite e na pengojnë të funksionojmë dhe të bëjmë jetën tonë normale apo prishin mirëqënien tone emocionale, atëherë duhet të kërkojmë ndihmë mjekësore.”

Teksa jep ketë porosi Mjekja psikiatea Irena Thoma thotë se shumë njerëz po vuajnë nga ankthi I cili është një nga problemet më të përhapura në krahasim me depresionin.

“Normalisht që rritje të numrit të pacientëve me problem të shëndetit mendor ka sepse ky është një trend që nuk është vetëm në Shqipëri, por është një trend që është në mbarë botën. Edhe Organizanta Botërore e Shëndetësisë ka folur për një rritje progresive të numrit të pacientëve me probleme të shëndetit mendor. Më i përhapuri është ankthi. Ankthi është goxha më I zgjeruar krahasimisht me depresionin. Depresioni është shkallë më e rëndë e sëmundjes mendore, por nuk është kaq e shpeshtë si ankthi”.

Thoma thotë se cdo ditë, numri i njerëzve që ballafaqohen me sfida të shëndetit mendor po rritet.

Për të të kuptuar dhe përballuar këto sëmundje thekson edukimin dhe ndërgjegjësimin.

“E para është shumë e rëndësishme një lloj edukimi në lidhje me sëmundjet mendore. Edukim do të thotë të ketë njohuri për simptomat në përgjithësi, çfarë simptomash kanë probleme të shëndetit mendor. Asshtu sikur kemi njohuri për shenjat e një problemi kardiak, sëmundje të zemrës, të stomakut apo të mëlçisë, që në një farë mënyre kemi dijeni kush janë shenjat dhe kërkojmë ndihmë mjekësore menjëherë, po kështu dhe për probleme të shëndetit mendor duhet të kemi një informacion në lidhje me simptomat.”

Kërkoni ndihmën e profesionistëve është këshilla e mjekes për të gjithë ata që ngurojnë të trajtojnë shqetësimet me ankthin e depresionin

Sipas OBsh njerëzit të cilët filluan të kenë shëenja të ankthit dhe depresionit u rrit njeshën që nga pandemia duke rritur frikën dhe dhe pasigurinë tëk shumë individe.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *