Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të dehur përfshihen në një përleshje në Graçanicë

Pjesëtarët e Policisë të cilët janë të thirrur për të ofruar rend dhe siguri dhe e kanë detyrim denoncimin e rasteve të ndryshme, kurdo dhe kudo që ata janë prezentë, jo rrallëherë futen edhe vet në telashe. Të tilla incidente iu kushtojnë me suspendim e arrestim dhe për pasojë bëhen objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur të dielën në Graçanicë, ku ka ndodhur një përleshje fizike, në të cilën kanë qenë të përfshirë pesë persona – tre prej të cilëve zyrtarë policorë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë e dije se rasti ka ndodhur gjatë kohës kur zyrtarët policorë ishin jashtë detyrës zyrtare, të cilët dyshohen se janë kapur me të dyshuarit e tjerë, për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, tre policët e dyshuar dhe dy personat e tjerë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit kur janë përleshur mes vete dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit e tjerë të përfshirë në rast janë dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por s’janë dhënë detaje për policët e dyshuar – teksa Sinjali është në pritje të një përgjigje edhe nga IPK.

“Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ku si pasojë njëri nga personat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë informuar autoritetet kompetente ku dy prej të dyshuarve të përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *