Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Ditën e sotme pritet një rritje e mëtejshme e temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkojë deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta, sipas SHMU.
Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius.
Sic mund ta shihni në grafikun më poshtë në Tiranë temperatura maksimale do të shkojë 39 gradë, kurse qaqrku më i nxehtë i Shqipërisë do të jetë Elbasani me 42 gradë Celcius.