E rëndë: Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Fushë Kosovë, s’mundi t’i përballojë plagët

Është ndarë nga jeta këmbësori i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një veture në fshatin Brejse të Fushë Kosovës, shoferi i së cilës dyshohet se shkaktoi aksidentin nga pakujdesia, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur xhamia e Banullës së Lipjanit në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar edhe për detajet e ceremonisë mortore.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi” Ju njoftojmë se: Ka ndërruar jetë Hazbi Hajriz Salihu nga fshati Banullë Varrimi bëhet me datën 12.12.2023 ditë e Marte në ora 14:00 pas namazit te ikindis në varrezat e lagjes Salihu nẽ fshati Banullë. Zoti e mëshiroftë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Siç raportoi Gazeta Sinjali, shoferi i cili dyshohet se shkaktoi këtë aksident është 47-vjeçari, Brahim Gashi.

I njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *