Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? Flet drejtori i burgjeve

Pas caktimit të masës së paraburgimit, të dyshuarit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani thotë se ende nuk është kategorizuar rasti dhe se të arrestuarit për rastin nuk janë dalluar nga të tjerët.

“Natyrisht deri më tani ata po trajtohen si të gjithë personat e tjerë. Nuk ka asnjë dallim”, deklaroi Dibrani në RTV Dukagjini.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt u ka caktuar nga një muaj paraburgim.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sipas gjykatës ngarkohen me veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Burgu i Sigurisë së Lartë është institucion i nivelit të lartë të sigurisë, më standarde Evropiane, është i shtrirë në një hapësire prei 11 hektarësh i përbërë nga sektorë të ndryshëm, ku pjesa e jashtme përbëhet nga objektet e Administratës, kurse në pjesën e brendshme janë te vendosur 3 Pavijone objekti i Vizitave, Stacionari Kuzhina, Lavanteria, Punëtoritë etj.

Kapaciteti është 390 shtretër ku secili i dënuar është i vendosur veç në një dhomë ku një dhome ka një hapësirë rreth 9 metër katrorë.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e tre personave, në mesin e të cilëve ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Rasti i vrasjes së 30-vjeçares është dënuar rëndë në Kosovë dhe më gjerë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur vrasjen si “krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar”.

Kryeministri Kurti vrasjen e Liridonës e ka lidhur me femicidin.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë./Telegrafi/

Shiko videon:

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *