LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme – shprehen optimistë se do ta tejkalojnë rezultatin e 14 shkurtit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë prezantuar punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023.

Gjatë kësaj konference u tha se LVV është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Kështu u shpreh deputeti i kësaj partie Adnan Rrusetmi, derisa shtoi se LVV-ja do ta vazhdojë mandatin e saj deri në fund.

“Natyrisht që VV është e gatshme kurdo që krijohen rrethanat për zgjedhjet e parakohshme, sepse këto e kanë një dimension të rrethanave se kur ato krijohen. Kushtetuta e parasheh këto situata. Unë nuk shoh indikacione për një gjë të tillë, nëse ka ndonjë nismë nga opozita për mocion mosbesimi për Qeverinë dhe ka sukses, padyshim që Vetëvendosja do të ishte edhe e gatshme edhe e përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Rrustemi.

Rrustemi u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të tejkalojnë rezultatin e 14 shkurtit të 2021-ës.

“Edhe nga vlerësimi i opinionit, por edhe nga puna që po bëjmë është po ashtu e dukshme që rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të tejkalojë edhe rezultatin e 14 shkurtit të 2021-ës marrë parasysh faktin që mërgata do të ketë lehtësi të votimit si kurrë më parë nëpërmjet votimit nëpër ambasada e konsullata”, tha Rrustemi.

Duke folur për punën e Kuvendit, u tha se gjatë vitit 2023 janë miratuar 71 ligje në sektorë të ndryshëm.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila foli për Ligjin për paga, ku tha se me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është prekur thelbi i synuar me këtë ligj.

Ende nuk e kemi parë aktgjykimin e plotë, por duket se këto nene të cilat kanë përfshirë nivelimin gjegjësisht uljen e pagave të zyrtarëve që kanë qenë qoftë krerë të agjencive të pavarura apo në ndonjë institucion tjetër në këtë rast edhe vetë gjykatësit, Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e vet që Kuvendi duhet t’i rishikojë këto dhe niveli i pagave të tyre të mbetet i njëjtë. Kuvendi do të reflektojë në plotësim ndryshimet për ligjin, por prapë po e humb elementin në të cilin në sektorin publik nuk duhet të ketë diferencë aq të madhe në mes të pagës më të lartë dhe pagës më të ultë”, është shprehur Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka deklaruar se kjo legjislaturë është me e suksesshmja në historinë parlamentare.

“Deri më tani në më pak se tri vjet kemi arritur me numrin e projektligjeve të miratuara në ligje dhe me reformën përmbajtjesore kemi arritur të jemi legjislatura më e suksesshme në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Kusari-Lila. /Telegrafi/

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *