Incident te restoranti ku Komuna e Ranillugut mbajti darkën e fundvitit, hidhet molotov në veturën e asamblistit

Zyrtarët e Komunës së Ranillugut të martën u mblodhën në darkën e fundvitit, siç bëjnë shumë institucione në Kosovë, por kjo ndejë përfundoi pa nisur siç duhej. Një shpërthim në parkingun e restorantit ku u organizua darka bëri që lokacioni të rrethohej me shirita dhe të intervenonte Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur te restoranti “Royal King’, në fshatin Ropotovë e Madhe, ku dikush dyshohet se i kishte ‘pritur’ të mblidheshin zyrtarët e komunës, për të shkaktuar incidentin që ishte planifikuar.

Sipas informacioneve të para, persona akoma të paidentifikuar, dyshohet se kanë hedhur koktej molotovi në veturën e njëri nga asamblistët që po po merrte pjesë në darkë.

Për pasojë, zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të veturës, për çka kanë intervenuar Zjarrfikësit bashkë me njësitë përkatëse të Policisë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet, si dhe janë marrë deklaratat e viktimës dhe disa zyrtarëve të komunës – që kanë ngritur dyshimin se personat që dyshohen për këtë rast janë të njëjtit me ata që kanë kryer incidentet e tjera në këtë komunë muajt e fundit.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të zbardhur motivin dhe për të kapur personat e dyshuar.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *