Dyshime për financimin e sondazheve, Haradinaj: I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë prejardhjen e parave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas sondazheve të fundit, të UBO Consulting, sipas të cilës, AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të mund t’i marrë vetëm shtatë ulëse në Kuvend. Pra më pak se në zgjedhjet e fundit.

Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin, i ka quajtur fabrikime për favorizime të caktuara, duke shtuar se megjithatë nuk do të kenë mundësi t’i mashtrojnë qytetarët përmes këtyre sondazheve.

Sondazhet po kushtojnë, më i zakonshmi 25 mijë euro, kush po i porosit sondazhet po i ka mënyrat me llojet e pyetjeve, me renditjen e pyetjeve, mostrat, marzhën e gabimit, kuptohet me favorizu veten. Ne si Aleancë nuk kemi shku me këto fabrikime. Por këto i ka ba para zgjedhjeve, Armend Muja, tash deputet i Vetëvendosjes. Ata që janë mundu me e bind Kosovën se kështu po shkon votuesi dhe kanë pas sukses njëherë, por nuk besoj që do të munden prap dikush me i mashtru qytetarët e Kosovës, me e rrejt Kosovën”, tha Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, kjo është tendencë për t’ju dhënë drejtim votuesve, pasi thotë se viti 2024 mund edhe të quhet si vit zgjedhor.

“Jemi në vitin zgjedhor, me Kushtetutë të Kosovës dhe ligje, më së largu në janar 2025 duhet me u mbajtë zgjedhjet parlamentare që i bie, vitin që vjen jemi në zgjedhje parlamentare, të cilat munden me u mbajtë edhe në pjesën e parë, viti i fundit i mandatit të Kurtit. Nëse janë të befasishme, edhe më shpejtë. Po shihet që ka tendenca me ju dhënë drejtim votuesve”, u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri, i bëri thirrje prokurorisë për hetim ndaj atyre që bëjnë këso lloj sondazhe, pasi thotë se nuk dihet prejardhja e financimit, dhe se munden me qenë para të krimit e korrupsionit.

Madje Haradinaj tha se ka pasur dyshime që Vetëvendosje, në zgjedhjet e kaluara ka marrë burime të parave të armiqve të Kosovës

kisha bo thirrje Prokurorisë, që sa herë që ka sondazhe, t’i intervistojë ata që i kanë zbatu sondazhet, kush i ka financu këto sondazhe, dhe a janë financim transparent, a janë ligjor, a kanë shku përmes xhirollogarive apo mënyrave të tjera. Këto munden me qenë edhe para të krimit e korrupsionit. Me e ditë çka po ndodhë, kush po e mashtron qytetarin e Kosovës, pasi ka pasur dyshime që Vetëvendosje, zgjedhjet e kaluara ka marrë burime të parave të armiqve të Kosovës”, shprehet Haradinaj.

Lideri i Aleancës shkon edhe më tej, duke pretenduar se mund të ketë edhe agjenda të caktuara ruse apo kineze.

“U vërtetua pastaj edhe tregtia e energjisë, e ato çantat me para që janë tërhequr. Kemi dëshirë që prokuroria mos me u vonu me i shiku kur po i financon dhe cili është qëllimi final. Nëse është qëllimi final me na mbajtë nën agjendën ruse ose kineze ose të serbe, ta dimë pra kush më kënd është. Nuk guxojmë me i lënë pakufi njerëzit që të bëjnë eksperimente me Kosovën”, deklaroi Haradinaj.

Pas publikimit të këtyre matjeve ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj. Nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, PDK del partia e parë me 30.6 % – si më aktivja. I kuptojmë tendencat e partive që në bashkëpunim me media të shtyjnë përpara lajme të caktuara – sepse efekti i punës së tyre në teren nuk po shihet askund”, ka shkruar Abdullahu.

Sipas elektoratit, përkatësisht 1 mijë e 66 të anketuarve, në vend të dytë është listuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me 17.4 për qind, duke lënë pas kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me 16.3 për qind./Telegrafi/

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *