Plagosja e RËNDË në Lezhë/ Zbardhet shkaku përse 21-vjeçari qëlloi me kaçavidë të riun: I ngacmoi motrën!

Rafaelo Lleshi, 18 vjeç, mbeti i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e së hënës në Lezhë pas një konflikti që sipas policisë fsheh motive banale.

I riu u qëllua me 3 plumba në gjoks dhe 2 herë në qafë nga 21-vjeçari Xhovani Perlesi, i cili më pas u arrestua nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Policia ka mundur të mësojë se 18-vjeçari kishte ngacmuar motrën e autorit, Perlesin dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit që për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Për shkak të plagëve të rënda, i riu Lleshi është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, të cilat i janë dëmtuar nga përplasja me kaçavidë.
Aktualisht, burime nga Trauma bëjnë me dije se ai është në gjendje stabile, por ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën.

Babai i të riut, Ilirjan Lleshi, i cili tha jashtë kamerave se vetë Rafaelo, pasi u plagos, e telefonoi në telefon për t’i thënë se ishte i plagosur dhe nuk ishte në gjendje të mirë.

Sipas tij, familja nuk ka asnjë problem hasmërie, ndërsa policia apo hetuesit nuk janë vënë në dijeni për dinamikën e plagosjes së djalit, gjë që i riu u rezervua ta tregonte. Në spital kanë mbërritur hetuesit nga Lezha, të cilët kanë dhënë dëshminë e të plagosurve.

Një orë më pas një tjetër plagosje është shënuar në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit. Një 35-vjeçar, i cili ndodhet tashmë në spitalin e Traumës, është goditur disa herë me thikë pranë banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *