Osmani lavdërohet nga burri i saj: I theu të gjitha rekordet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përmbyllur angazhimin e saj për vitin 2023.

Kështu, Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, është përkujdesur që ta bëjë bilancin e punës të gruas së tij.

Ai tha se presidentja i ka thyer të gjitha rekordet brenda këtij viti.

“Presidentja zhvilloi rreth 200 takime dhe diskutime me krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë 37 shtetërore, zyrtare dhe të punës. Të gjitha këto, jo brenda një mandati, por brenda këtij viti! Një përpjekje e jashtëzakonshme dhe e pandërprerë për avancimin e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj në skenën ndërkombëtare. Ndër këto takime përfshihen 107 takime dhe bashkëbisedime të nivelit të lartë me krerë shtetesh nga 66 vende të botës dhe 92 takime me krerë qeverie nga 44 vende të botës”, tha ai.

Sadriu tha Osmani ka pasur dhjetëra takime formale me vende që nuk e kanë njohur ende formalisht Kosovën, përfshi shtete të rëndësishme rajonale si: Spanja, Kenia, Selia e Shenjtë (Vatikani), Kazakistani, Nigeria dhe Indonezia.

“Dëshmi e qasjes strategjike dhe njohurisë së thellë të kompleksiteteve të marrëdhënieve ndërkombëtare me synimin për t`i forcuar aleancat dhe partneritetet e Kosovës. Angazhim dinamik dhe sistematik i Presidentes Osmani ka bërë që në gjitha kontinentet e botës të ndërtohet një rrjet i qëndrueshëm i miqve dhe aleatëve, i cili do të shtrihet përgjatë viteve dhe dekadave në vijim”, shtoi Sadriu.

“Presidentja ka arritur të rikthejë dhe t`i konfirmojë të gjitha njohjet, duke takuar krerët e shteteve nga 12 vende të botës, për të cilat Serbia, në fillim të këtij vit ka pretenduar se e kanë çnjohur Kosovën. Në këtë rrafsh, Serbia ka pësuar një debakël të pastër diplomatik. Përmes politikës së jashtme proaktive e vizionare, Kosova tashmë është rikthyer si lidere rajonale, duke e ngritur ndjeshëm praninë dhe ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare”, përfundoi Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *