Pamje rrëqethëse në Indi – treni kalon mbi një grua dhe dy fëmijët e saj, të tre shpëtojnë për mrekulli

Një grua dhe dy fëmijët e saj mbijetuan mrekullisht pasi një tren kaloi mbi ta në një stacion hekurudhor në Bihar. Një video rrëqethëse e regjistruar nga njerëzit tregon nënën duke u përkulur mbi fëmijët e saj në shina ndërsa treni kalon me shpejtësi nëpër stacion, duke kaluar mbi ta.

Të shtunën, gruaja dhe fëmijët e saj arritën në stacionin hekurudhor të Barh në Bihar për të hipur në Vikramshila Express për në New Delhi së bashku me familjen e tyre. Kur një grup i madh i njerëzve filluan të hipnin me nxitim, të tre u shtynë nga platforma dhe ranë në shina.

Kaosi pasoi ndërsa pasagjerët bërtisnin për të shpëtuar familjen pasi treni filloi të largohej nga stacioni. Në panik, nëna u përkul mbi fëmijët e saj, duke i mbrojtur ata nga ajo që do të vinte.

Mendimi i saj i shpejtë tronditi pasagjerët të cilët shikonin të trembur teksa treni me shpejtësi kalonte mbi familjen, duke i lënë të paprekur, raporton nypost.

Brenda pak sekondash, treni është larguar dhe gruaja shihet e palëvizshme në shina. Me shpejtësi, një grup pasagjerësh hidhen poshtë në shina për t’i tërhequr të tre përsëri në platformë.

Burri i gruas, i cili ishte ndarë nga familja e tij, u hodh nga treni dhe vrapoi përsëri në stacion, thanë zyrtarët. Familja u dërgua në një spital për kontrolle mjekësore. Gjendja e tyre raportohet të jetë e qëndrueshme. /Telegrafi/

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *