Shqiptari vrau italianen shtatzënë, rrëfehen dëshmitarët: I vinte disa herë në supermarket ku punonte!

Vrasësi i Vanessa Ballan, përndiqte prej kohësh viktimën. Këtë e kanë konfirmuar kolegët e supermarketit ku punonte gruaja shtatzëne.

Shqiptari nga Kosova e ndiqte atë në vendin e saj të punës, shkonte në supermarket deri në katër herë në ditë, bënte blerje shumë të vogla dhe më pas largohej. Ajo kishte një fëmijë 4 vjeç dhe priste të dytin.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Vanessa për Corriere della Sera.

Me Bujar Fandaj, 41-vjeçarin kosovar, i cili sipas Prokurorisë së Trevisos e vrau me 7 goditje me thikë, gruaja kishte pasur një lidhje që përfundoi në verën e vitit 2023. Që nga ai moment nisi përndjekja nga ana e autorit të dyshuar.

“Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka për të marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë”, tha mes të tjerash kolegu i saj.

Një tjetër kolege e 26-vjeçares, Tatiana, dërgon një mesazh në emër të të gjithëve të cituar nga gazeta il Messaggero: “Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. Do të flasim me kompaninë sepse ne duam të bëjmë diçka për të kujtuar Vanessën”.

Tatiana konfirmon se Bujarin e ka parë shpesh të kalonte në supermarket: “Ai ishte i qetë në shikim të parë, por nuk fola kurrë me të.

Bujari njihej edhe në lokalin ngjitur me supermarketin.

Pronari, i intervistuar sërish nga Messaggero theksoi se autori ishte tifoz i zjarrtë i Interit. “Ai është një tifoz i zjarrtë i Interit. Ai shpesh vjen këtu për një kafe dhe pi cigare. Nuk ka shkaktuar kurrë probleme. Ai dukej si një person i qetë”, tha pronari i lokalit.

Edhe tre orë pasi theri me thikë Vanessa Ballan, burri hyri në një lokal në San Vito di Altivole, ku jeton. “Porositi një birrë, të cilën e piu me qetësi, duke biseduar me ne dhe me një klient tatuazhesh”, thonë nëpunësi i sportelit dhe pronari. “Ai ishte i qetë, foli për tatuazhin që kishte bërë së fundmi, lidhur me një grua me të cilën kishte pasur një lidhje, piu birrën e tij sikur të ishte asgjë, por para së gjithash kërkoi të shkonte në tualet.”, tha ai.

Tashmë pamjet nga kamerat e lokalit po shqyrtohen nga hetuesit. Ato do të përdoren për të vërtetuar nëse burri ka larë ndonjë gjurmë të krimit.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *