“20 mijë eurot e mija ose të vras/ 43-vjeçari në Prishtinë kërcënon borxhliun, kapet në flagrancë nga Policia

Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje serioze dhe për pasojë nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku është arrestuar një 43-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e ka kanosur me vrasje një person, të cilin e ka kushtëzuar me kthimin e një shume të majme të parave, që pretendon se ia ka borxh.

Mesazhi që i dyshuari ia dërgoi viktimës, e shtyri këtë të fundit që ta njoftojë Policinë.

Sinjali mëson se i njëjti ia ka kërkuar 20 mijë euro viktimës, para këto që thotë se ia ka borxh dhe pasi është takuar me të, e ka kërcënuar edhe me armë.

Si rezultat i denoncimit, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin.

Të njëjtat burime thonë se pas verifikimit, u zbulua se i dyshuari kërkohej në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte dënuar për veprën penale “Ngacmimi”.

I njëjti u dërgua në vuajtje të dënimit, ndërsa lidhur me rastin e kanosjes, është iniciuar hetim me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *