Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba ka pasur një bisedë detajuese me Santianën e Bucin.
Ajo u ka rrëfyer dyshes, arsyet se pse është distancuar, duke u zbuluar atyre, edhe bisedën që kishte pasur me Ganiun, ku ky i fundit “është shprehur ta mirëkuptojë Albën për distancimin, duke e listuar si arsye, shoqërinë e saj me Bucin”.
“Thjesht jam distancuar nga ai se s’më pëlqejnë sjelljet e tij, dhe pastaj sharjen me Adrin”, ka thënë Alba.