Detaje të reja nga ngjarja e pazakontë që ndodhi në qendër të qytetit të Fierit.
Ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar për fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda.
Situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë.
“Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.
“Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri.
Video e marrë klan:
Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…”. Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…
Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier.
Mësohet se burri nga sjellja e ish-bashkëshortes ka patur probleme shëndetësore.