Dje ka nisur Festivali i Këngës në RTSH.
Si zakonisht, që para nisjes, ka pasur aludime që fituesi është paracaktuar.
Dhe ndaj, në nisje të tij, kanë menduar dy këngëtarë që të bëjnë “lajm”, një duke “u zhveshur”, dhe një duke u veshur “si grua”.
Mal Retkoceri dhe Besa Kokëdhima kanë qenë më të komentuarit për veshjen e tyre edhe pse këngëtarja para bustit kishte “maskën metalike” dhe këngëtari kishte zgjedhur një veshje që nga të tjerë është dukeur e ngjashme me atë të Akilit.
Megjithatë, në çdo rast publiku ka percetimin e tij dhe duhet respektuar.