Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar mbi zhvillimet politike në kuadër të zgjedhjeve në Serbi për të cilat OSBE raportoi se pati keqpërdorime.
Derisa edhe Gjermania zyrtare e quajti të papranueshme këtë lloj politike të Vuçiqit, Kearns thotë se është vetë Serbia ajo që tani po strehon fajtorin e vrasjes së zyrtarit policor kosovar në sulmin serb terrorist në Banjskë.
”Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj”.
Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”.