E rëndë: Ky është mërgimtari që vdiq në aksidenti tragjik, para pak muajve njëjtë i vdiq edhe i vëllai

Një ngjarje e rëndë është shënuar për familjen Hoti Rahoveci, pasi djali i tyre 22-vjeçar Altin Hoti ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në Portogruaro në Itali. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekja tragjike e Altinit i shtohet dhimbjes që familja Hoti e kishte për djalin tjetër të tyre, i cili vetëm pak muaj më parë humbi jetën po ashtu në një aksident trafiku në moshën 18-vjeçare.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci. Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri! Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane. Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti! Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia! Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe”, tha Latifi në reagimin e tij.

Sipas mediave italiane, në automjet ku ndodhej viktima, ndodheshin edhe dy të rinj, njëri shqiptar e tjetri italian. Viktima tjetër e këtij aksidenti është 26-vjeçari shqiptar, Egli Gjeci.
Pamje nga aksidenti

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *