Kundër ligjeve të Zotit? Papa do të bekojë çiftet e të njejtës gjini

Vatikani njoftoi të hënën e 18 dhjetorit se Papa Françesku i ka dhënë dritën jeshile bekimit të çifteve të të njejtës gjinim në një vendim të cilësuar historik. Ndonëse një vendim që mund të cilësohet kundër ligjeve të Zotit, dhe doktrinës së Kishës, Papa ka vendosur të kryejë ritale pë bekimin e atyre të cilët e njohin veten si “burrë dhe burrë” apo “grua dhe grua”. Ky ligjërim do të kryhet nga priftërinjtë katolikë të cilët mund të bekojnë bashkimin e çifteve. Mirëpo ka një kusht.

Pranohen bekimi i komunitetit LGBT vetëm nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare. Një kusht tjetër thotë se bekimi nuk duhet të bëhet me ceremoninë e martesës civile dhe nuk duhet të bëhet me “rroba, gjeste, apo fjalë të cilat përdoren në dasmë”. Vatikani thotë se bekime të tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.

Për më tepër sipas Vatikanit, vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje. Madje i gjithë ky miratim vendimi ishte “i bazuar në vizionin baritor të Papa Françeskut”. Klerikët e Vatikanit nuk pretendojnë se me këtë e legjitimojnë statusin e personave LGBT, por për ata të cilët luten që gjithçka që është e vërtetë, e mirë dhe njerëzisht e vlefshme në jetën e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre, të pasurohet, shërohet dhe lartësohet nga prania e Shpirtit të Shenjtë.

“Dokumenti e njeh dëshirën e madhe të shumë çifteve katolike të gjinisë së njëjtë për praninë e Zotit në marrëdhëniet e tyre të dashurisë. Bashkë me shumë priftërinj, me kënaqësi do t’i bekoj miqtë e mi të gjinisë së njëjtë” – tha Ati James Martin.

Që nga koha kur Papa Françesku u zgjodh më 2013 në krye të Vatikanit, është përpjekur ta bëjë Kishën, e cila ka 1.3 miliardë anëtarë, më mikpritëse për njerëzit e komunitetit LGBT, pa e ndryshuar doktrinën e moralit për homoseksualitetin.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *