Një aksident tragjik të shtunën mori jetën e tre të rinjve nga Gjakova.
Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë qytetarët e Gjakovës që vdiqën tragjikisht, në cilësinë e këmbësorëve, teksa aty dyshohet se ishin organizuar gara ilegale dhe një veturë humbi kontrollin duke goditur ata.
Ekipi i Gazetës Infokus është duke qëndruar në Gjakovë ku sot p i jepet lamtumira e fundit të riut, Nue Bibaj i cili vdiq në këtë aksident.
Gazeta Infokus ju sjell pamje rrëqethëse nga varrimi: