Gara e vdekjes: Dy shoferët e arrestuar janë gjobitur plot herë për shkelje nga Policia e Trafikut në Gjakovë

Gara me veturë që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, përfundoi tragjikisht. Pasioni që kishin për garat e tilla, ua mori jetën tre të rinjve, Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt. Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër, me shpejtësi të ‘çmendur’. Shoferët e dy automjeteve tashmë ndodhen në ndalim policor dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Arlind Syla, shoferi i veturës që i goditi tre viktimat dhe Irfan Hoti, që po garonte me të, u arrestuan të dielën, si të dyshuar lidhur me këtë rast.

Syla dhe Hoti janë emra të njohur për Policinë, për shkak të numrit të gjobave që kanë shqiptuar ndaj tyre për kundërvajtje në trafik.

Siç mëson Sinjali, vetëm këtë vit, rreth 10 dënime janë shqiptuar nga Policia e Trafikut Rajonal në Gjakovë ndaj Arlind Sylës, ndërsa Irfan Hoti është gjobitur rreth 15 herë për shkelje të rregullave në trafik.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Irfan Hotit para disa muajsh i ishte konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

Dy të dyshuarit, por edhe viktimat, shumë shpesh kanë marrë pjesë në gara të tilla, të cilat jo rrallëherë, Policia e Trafikut Rajonal i ka parandaluar të zhvillohen në Gjakovë.

Por, mbrëmjen e 16 dhjetorit, ata u nisën si grup në vendtakimin për garën mes Sylës dhe Hotit, që përfundoi me fatalitet.

gara

Pas këtij rasti tragjik, është ngritur alarmi për sigurinë në komunikacion, si dhe për dënimet që aplikohen për shkelësit e rregullave.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *