Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, kanë filluar disa dyshime për jetën personale të këngëtares Linda Halimi.
E gjitha nisi pas një bisede që Santiana kishte me Albën dhe Bucin, ku ndau me ta një përvojë personale me Lindën.
Santi tregoi se Linda një herë i kishte shprehur ajo ndjenja, duke i zbuluar se “i pëlqejnë edhe femrat”.
Deklaratë kjo që nxiti spekulimet dhe kuriozitetin për orientimin seksual të Lindës.
Më pas, Santiana e pyeti Lindën para të gjithëve: “A ke diçka me këtë komunitet, që po i mbron kaq shumë?”.
Ndërkaq, kjo pyetje e ka shtyrë të tjerët të pyesin nëse Linda është pjesë e komunitetit LGBT+ dhe më saktësisht nëse ajo është biseksuale.
Por, deri më tani Linda nuk ka dhënë një përgjigje të qartë rreth këtyre dyshimeve.