Nga kërcitja e gishtave te ngrënia e thonjve dhe qëndrimi në telefon para gjumit, dëmet në shëndet që shkaktojnë këto zakone të këqija

Njeriu krijon zakone të përditshme. Kjo zgjedhje mund të jetë në të mirë ose në të keq të organizmit.

I tillë është rasti i zakoneve të mëposhtme, të cilat mund t’i bëjmë pa vetëdije, por që kanë një ndikim të fortë në trup dhe mendje.

Zgjedhjet e këqija për shëndetin

Kërcitja e gishtave

Të gjithë e bëjnë herë pas here.

Zhurma ‘krrak’ që lëshojnë kockat e gishtave jo vetëm që acaron njerëzit përreth por dëmton duart.

Lëvizja e kockave lehtësohet nga një substancë e quajtur synovial.

Zhurma që dëgjoni është kur bulëzat e këtij lëngu pëlcasin.

Nëse i kërcisni gishtat gjatë gjithë kohës, duart do t’ju enjten dhe do të keni një shtrëngim të kockave.

Me kalimin e viteve kockat e duarve tuaja do të humbasin lëvizshmërinë normale.

Ngrënia e thonjve

Nëpërmjet këtij zakoni ju dëmtoni lëkurën e thonjve duke e infektuar atë, por edhe dhëmbët.

Gishtat dhe thonjtë përmbajnë shumë baktere të cilat përfundojnë në gojë.

Pra jo vetëm duart, por edhe hidhena e gojës duemtohet nga ky zakon që shoqëron ankthin.

Muzika me volum të lartë

Tingulli matet me decibel dhe niveli normal për trurin është 60.

Volumi i kufjeve duhet mbajtur nën 60 decibel.

Për më tepër, shkencëtarët thonë që nuk duhet të dëgjoni muzikë për disa orë rrjesht.

Me siguri do të humbisni dëgjimin me kalimin e moshës.

Lundrimi në internet përpara gjumit

Dritëzat që lëshojnë telefonët, kompjutërët dhe televizori ju shpërqendrojnë dhe ju lënë zgjuar.

Çdo lloj drite teknologjike që hyn në dhomën e gjumit mund të shkaktojë dëmtim të qelizave, por edhe diabet, mbipeshë dhe sëmundje zemre. Më mirë lexoni një libër dhe bëni një gjumë të mirë.

Të qëndruarit ulur

Karrigia ose divani është miku më i mirë i shumë shqiptarëve.

Por të qëndruarit ulur ngadalëson metabolizmin dhe ju bën të shtoni në peshë.

Ecni dhe lëvizni sa më shpesh, qoftë edhe për 10 minuta në ditë.

Racionet e ushqimeve

Mbani nën kontroll racionet dhe mos hani shpejt.

Mos e mbushni pjatën plot e përplot me ushqim dhe mbi të gjitha mos rrini përpara televizorit sa jeni duke ngrënë.

Sipas të dhënave, ju jo vetëm që do të shtoni në peshë, por do të jeni më të predispozuar ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut.

Ju duhet të ushqeheni ngadalë që të ndiheni të ngopur siç duhet.

Kafshata të vogla dhe përtypje e kujdesshme është çelësi i një stomaku të kënaqur.

Vetmia

Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut, depresion, probleme mendore dhe inflamacion.

Dilni me shoqërinë, ndërtoni lidhje sociale dhe mos qëndroni të mbyllur brenda në shtëpi.

Duhani

Ky zakon i keq ndikon negativisht në çdo organ të trupit.

Ai shkakton sëmundje të zemrës, diabet, bronshit, e sëmundje të rrezikshme.

Nëse qëndroni pranë dikujt që pi duhan, jeni të rrezikuar nga azma, sëmundjet e zemrës apo goditjet në tru./AgroWeb.org

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *