I zgjoi një zhurmë e çuditshme që vinte nga kulmi, çifti britanik habitet kur sheh tufën e deleve

Një çift u zgjuan nga një zhurmë e çuditshme që vinte nga shtëpia e tyre, por që në fund mbetën të habitur kur mësuan se në kulmin e pronës së tyre kishte përfunduar një tufë delesh.

Kristen Jackson, 28-vjeçe dhe Daniel Payne, 33, ishin në shtrat kur dëgjuan një tingull të pazakontë që po vinte nga lartë në orët e para të mëngjesit të së premtes, transmeton Telegrafi.

Kur Kristen doli jashtë pronës në Whitworht të Lanchashire të Britanisë së Madhe, mbeti e habitur kur pa delet që kishin arritur të ngjiten në kulmin e shtëpisë.

Ajo arriti të filmojë këtë skenë të pazakontë dhe ta shpërndajë videon në rrjetet sociale.

“Isha duke punuar nga shtëpia kurse partneri e kishte pushim, por u zgjova nga një zhurmë që vinte nga kulmi”, tha Kristen.

“E zgjova partnerin duke e pyetur nëse po dëgjon një zhurmë, ai më tha se me gjasë janë zogjtë”, shtoi britanikja.

Kur doli në oborr, pa se në kulmin e shtëpisë së tyre ishte ngjitur tufa e deleve, për të cilat thotë se nuk e ka idenë se nga erdhën. /Telegrafi/

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *