Ditën e djeshme u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit. Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.
Ministria e Infrastrukturës sqaroi sot se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.
Pagesa për këtë aks është 2.1 euro pa TVSH, ndërsa pagesa finale për ata që do të kalojnë rrugën, përfshirë TVSH-në është 2.52 euro. Theksojmë se kompania private mund ta ndryshojë pagesën në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit “Lekë-Euro”.
Aksi Thumanë-Kashar 21 km është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/h.