Zgjerohet skema e mbështetjes financiare mujore për maturantët që regjistrohen në programet prioritare univeristare.
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin për fushat e programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar duke hequr kufizimin e notës mesatare 8.5 për të marr bursë sa paga minimale (400 mijë lekë të vjetra çdo muaj), në vitin e parë të studimit.
Teksa pas tij, përfitimi do të jetë mbi bazën e arritjeve akademike. Studentët që ruajnë notën mesatare mbi 8.00, përfitojnë 100% të masës së pagës minimale (bursë 400 mijë lekë të vjetra); me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfitohet 60% të pagës (bursë 256 mijë lekë); ndërsa poshtë këtij vlerësimi, studentët do të marrin 30% të pagës minimale, (bursë 120 mijë lekë).
Me këtë metodologji, në degët që rrezikojnë mbylljen por që ka nevojë në tregun e punës, pritet të mbështeten financiarisht jo vetëm të rinjtë me rezultate më të mira.