Per 4 jave nuk pìu asgje tjeter, por vetem uje: Vajza tregon ndryshìmìn e dukshem ne trup dhe veshtìrsìte qe hasì!

U largova nga të gjitha pijet dhe isha në favor të ujit për 28 ditë dhe kjo pati efekte të dukshme në trupin dhe lëkurën time. Nuk piva asgjë tjetër veç ujit për 28 ditë, por nuk e ndryshova dietën time ushqimore. Uji pastroi gjithçka që ishte në fytyrën time.

Unë urinoja më shumë se kurrë më parë.

Uji i pijshëm është me të vërtetë i rëndësishëm, pasi ndihmon trupin tonë të funksionojë siç duhet dhe mund të parandalojë dhimbjen e kokës dhe dehidrimin. Por shumë njerëz nuk po pijnë ujë të mjaftueshëm dhe në vend të kësaj ngopen me pije me gaz, lëngje, kafe dhe pije të tjera.

Kështu, për një muaj vendosa të pi vetëm ujë, sasi ekstreme uji, edhe pse kjo nuk përfshihej në sfidë. Unë gjithashtu nuk hëngra asgjë të shëndetshme dhe vazhdova që të konsumoj ushqimet e shpejta dhe me karbohidrate.

Java e parë:

A ekziton një gjë e tillë si të pish shumë ujë?

Refuzova që të pi çaj apo kafe dhe nuk vendosa limon në ujë. Kështu që shumë njerëz më ofruan pijet e tyre me fruta, por unë hodha poshtë shijen e ëmbël që të konsumoja vetëm gjërat e pastra.

Në punë, e mbushja shishen time 1 litërshe të ujit pothuajse 4 herë në ditë. Ndërsa në shtëpi pija më shumë se 5 shishe plastike me ujë.

Sfida për të pirë vetëm ujë, më bëri që të blej edhe filtruesin në mënyrë që të mos dëmtoja mjedisin duke përdorur shishet dhe besoj se po pija edhe 4.5 litra të tjera çdo ditë.

Sasia e rekomanduar e ujit është tetë gota çdo ditë, e cila është e barabartë me rreth 1.8 litër ujë. Por ky numër mund të ndryshojë bazuar në klimën, peshën tuaj dhe shumë faktorë të tjerë.

Duke pirë ujë të tepërt ndonjëherë ndihesha e fryrë, e tejmbushur dhe pija nga një gllënjkë ujë çdo sekond.

Javën e parë unë nuk isha vetëm duke u përpjekur për të pirë ujë, unë mendoj se isha duke u përpjekur për të pastruar çdo toksinë nga çdo pjesë e trupit tim.

Java e dytë:

Nuk besoj të kem urinuar ndonjëherë më shumë në jetën time.

Deri në javën e dytë, unë me të vërtetë duhet ta kisha zhvendosur zyrën time në tualet. Më duhej të shkoja në tualet çdo 20 minuta. Duart e mia po fillonin të plaseshin dhe të rridhnin gjak sepse i laja shumë shpesh.

Ndjeja se, duke e shtyrë veten që të pija këto sasi ekstreme uji, shtyja veten që të qëndroja e hidratuar. Fillova të pyesja veten nëse gjithë ky ujë i konsumuar do t’i bënte keq trupit tim.

Me sa duket mbihidrimi është i vërtetë dhe mund të çojë në intoksikim të ujit. Kjo ndodh kur pini shumë ujë dhe nivelet e natriumit ulen aq shumë sa përbën rrezik.

Java 3:

Fytyra ime filloi të dukej dhe të ndihej si porcelan.

Unë gjithmonë kam pasur lëkurë të pastër, por prapë vura re se çdo pikë e kuqe dhe e vetmja shenjë në mjekrën time u larguan nga fytyra.

Ndoshta unë isha një shembull i keq, por unë vura re një ndryshim delikat nga kjo provë e konsumimit të ujit.

Kam vënë re disa ndryshime në stomakun tim dhe natyrisht lëngjet konstante në stomak nuk më linin dhe aq të uritur. Mund të mos e kem ndryshuar dietën time të të ushqyerit por rashë në peshë për shkak të humbjes së oreksit.

Java 4:

Unë personalisht nuk ndjej më dëshirë që të pi diçka tjetër përveç ujit.

Katër javë u finalizuan me faktin se unë mund të mbijetoj vetëm me ujë dhe dietën time normale. Sigurisht, shumicën e rasteve pi ujë të ftohtë,sepse nuk kam nevojë për alkol, lëngje frutash apo kafeinë.

Sfida me ujin nuk ishte aq e lehtë, por definitivisht rekomandoj që të pini ujë sa më shumë që mundeni. Sa më shpesh ta pini atë, aq më shumë ju bën të kuptoni se nuk keni nevojë për pije të tjera për t’u ndier të hidratuar.

Në të vërtetë, pas javës fillestare, ndihesha më pak e fryrë, më energjike dhe çdo litër më largonte një shenjë nga fytyra. Fytyra ime tashmë duket si porcelan.

Por, vetëm se nuk jam e sigurt nëse unë do të mund të duroj aq gjatë përsëri pa një milkshake. Pra konsumimi i ujit eshte nje e mire mjaft e madhe per ju dhe lekuren tuaj.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *