Eksperti financiar konstaton se këngëtari Sinan Vllasaliu s’iu shmang tatimit

Prishtinë- Eksperti financiar Ukshin Vllasa, tha se nga shkresat e lëndës, ka ardhur në përfundimin se këngëtari Sinan Vllasaliu nuk ka bërë shmangie nga tatimi.

“Kemi ardhur në përfundimin se s’ka shmangie nga tatimi, kjo në konkluzionin përfundimtar të ekspertizës”, tha Vllasa gjatë elaborimit të ekspertizës financare që e ka përpiluar.

Këngëtari Sinan Vllasaliu akuzohet se ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Eksperti Vllasa, në seancën e së mërkurës, duke u përgjigjur në pyetjen e prokurores Elza Bajrami, tha se me rastin e përpilimit të ekspertizës ka kërkuar dokumentacione shtesë, konkretisht raportet e llogarive bankare.

Ndërkaq, i pyetur nga ana e përfaqësuesit të Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK), Rinor Arifi, Vllasa tha se është i vetëdijshëm plotësisht se ka përpiluar ekspertizën brenda kufijve të lejuar dhe detyrave të përcaktuara nga gjykata.

Ai tha se është takuar me mbrojtësin e të akuzuarit Vllasaliu, avokatin Florent Latifaj dhe vetë të akuzuarin një herë, me qëllim të sqarimit dhe përpilimit sa më të saktë të ekspertizës.

Gjatë seancës, kishte edhe një diskutim midis përfaqësuesit nga ATK-ja, Arifi dhe avokatit Latifaj, ku ky i fundi tha se është ofenduese pyetja (e Latifajt) se a është i vetëdijshëm se i ka tejkaluar kufijtë e ekspertizës financiare.

Tutje, eksperti Vllasa tha llogaritja e ATK-së për llogaritjen e tatimit, është bërë dy herë, konkretisht duke llogaritur tatimin në raportin përfundimtar që Vllasaliu ka bërë në ATK dhe deklarimin e tatimeve që ka bërë çdo ditë.

Po ashtu, eksperti tha se Vllasaliu nuk ka libër të shitjes, arkën fiskale, por ka bërë deklarimin përfundimtar në ATK.

Pas përfundimit të sqarimeve lidhur me ekspertizën e Vllasës, prokurorja Bajrami propozoi nxjerrjen e një ekspertize tjetër financiare, me qëllim të largimit të të gjitha dyshimeve, pasi që ekspertiza e Vllasës është diametralisht e kundërt me raportet e ATK-së.

Ky propozim u kundërshtua nga avokati Latifaj, pasi që kërkoi që të renditen një nga një arsyet se përse ekspertiza aktuale është në kundërshtim me raportet e ATK-së.

Por, gjykatësja Naime Krasniqi-Jshanica aprovoi propozimin e prokurores Bajrami, duke caktuar ekspertizë të re financiare, e cila do të përpilohet nga eksperti sipas listës së ekspertëve financiare.

Ndryshe, i akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 18 nëntor 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *