Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka mbajtur sonte takimin e fundvitit me strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e kësaj partie.
Nga fotot e publikuara në rrjetin social facebook, shihet një pjesëmarrje masive, e për të cilën ka shkruar edhe vet Hyseni.
“Kjo pjesëmarrje kaq masive është dëshmia më e fuqishme se LDK po kthehet më e fuqishme se kurrë!”, ka shkruad Hyseni.
Postimi i plotë:
Me një pjesëmarrje masive nga strukturat, aktivistët, diaspora dhe mbështetësit tanë sonte në një atmosferë festive e të jashtëzakonshme mbajtëm darkën e fundvitit.
Këta janë shpirti dhe fryma e LDK-së!
Një nga një e të gjithë bashkërisht edhe një herë i falënderova për punën dhe angazhimin e bërë gjatë vitit që po e lëmë pas.
Mirënjohje e pafund për gjithsecilin, për familjet e tyre që pandalshëm e pandashëm kontribuojnë për të mirën e LDK-së dhe të Podujevës.
Kjo pjesëmarrje kaq masive është dëshmia më e fuqishme se LDK po kthehet më e fuqishme se kurrë!
LDK është e Juaja, është me Ju dhe do jetë përherë për Ju!
Shëndet, suksese e gjitha të mirat në vitin 2024!