Vendimi i fundit i Qeverisë së Serbisë: Nga 1 janari lejon veturat me targa RKS në territorin e saj

Qeveria e Serbisë ka vendosur të hënën që veturat me targa RKS të lejohen të qarkullojnë brenda territorit të saj. Vendimin e ka shpalosur drejtori për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq duke thënë se po e implementojnë një marrëveshje të nënshkruar nga Borko Stefanoviq, tani opozitar serb.

Petkoviq ka thënë se me këtë vendim Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se targat s’janë simbol i shtetësisë sipas tij. Ai ka përmendur edhe pajisjen me targa RKS kohëve të fundit duke thënë se përfaqësuesit e Kishës Ortodokse i përdorin ato.

Petkoviq theksoi se një njoftim se Serbia nuk e njeh Kosovën do të vendoset në të gjitha pikat kufitare dhe administrative.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpallje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, ky vendim “nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në tekstin e mohimit.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *