Kejvina Kthella së fundi, ka risjellur hyrjen e saj në “BBVA 2”, teksa e ka cilësuar si gabimin më të madh të jetës së saj.
Duket se dikush nga ndjekësit e saj ka vendosur edhe ti replikoj asaj në bisedë private.
Modelja nuk ka nguruar aspak teksa ia ka bërë publike fytyrën e ndjekëses dhe jo vetëm.
Ajo i ka dhënë edhe një urim të veçantë asaj.
“Gëzuar moj k***ë, shpresoj që 2024 të gjejë më pozitive ty edhe k***at si ti”, ka shkruar modelja.
Ndryshe, ajo ishte përjashtuar nga “BBVA”, pas shuplakës që ia kishte dhuruar Luizit, por që pas daljes ishte bërë fansja numër një e tij.