“Iku shumë e re”/ Largimi nga ekrani dhe divorci, jeta mes sfidave dhe dashurisë së Ilda Gjonit!

Lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Ilda Gjonit ka tronditur rrjetin, Ilda ishte vetëm 48 vjeç, kur ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë.

Ndoshta shumë e njohin si motra e madhe e Inisit dhe Ingridit, por Ilda ka qenë e para nga familja që ka qenë pjesë e ekranit si moderatore.

Por dalja e saj në ekran nuk zgjati shumë, pasi Ilda u bë nënë shumë e re, në moshën 18 vjeçare ka sjellë në jetë vajzën e parë, Annën, që sot ësht aktorja shumë e dashur e publikut shqiptar.

Pas 5 vitesh, Ilda u bë nënë për herë të dytë sërish me një vajzë. 4 vite më vonë, në moshën 27 vjeçare, kur vajza e madhe ishte 9 vjeç Ilda u divorcua me bashkëshortin.

Por Anna nuk e kujton aspak si dramë këtë periudhë, përkundrazi.

“Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë fëmijare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”, tregon Anna Lika në një intervistë të disa viteve më parë.

Nga martesa e dytë, disa vite më vonë familja u shtua edhe me një djalë.

Marrëdhënia e Ildës me dy motrat e saj, Inisin dhe Ingridin ka qenë më shumë se speciale. Motrat kishin zgjedhur të jetonin shumë pranë njëra tjetrës, në një lagje.

Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. “Ne” përgjithmonë””, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pas humbjes së të ëmës.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *