Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bjeshkët e Junikut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe sipas informacioneve të para shkak dyshohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Edhe njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.