Plas sherri për borxh: Vushtrriasin e rrahin dhe tentojnë ta rrëmbejnë pasi kërkoi nga borxhliu 13 mijë eurot e veta

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente, e madje kanë eskaluar edhe në sulme e kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Vushtrri, ku një 52-vjeçar është sulmuar fizikisht pasi kërkoi paratë e tij nga borxhliu, raporton Gazeta Sinjali.

Për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet dhe si rezultat tashmë Policia ka identifikuar një person të dyshuar.

Por si ndodhi rasti – që rrezikoi të përfundonte me rrëmbim?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka filloi pasi viktima vendosi që t’ia kërkoi të dyshuarit paratë që ia kishte dhënë hua, por u përballë me refuzim nga i njëjti për të biseduar për çështjen e borxhit.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për rreth 13 mijë euro që i dyshuari i kishte marrë nga 52-vjeçari, por nuk ia kishte kthyer siç ishin marrë vesh.

Por, asgjë nuk mbaroi këtu. Viktima nuk arriti të takohej me borxhliun, megjithatë ky i fundit dyshohet se e organizoi një “takim” të papritur, duke i dalë në pritë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, teksa 52-vjeçari ishte duke lëvizur me veturën e tij, disa vetura ia kanë bllokuar rrugën dhe me dhunë e kanë nxjerrë nga automjeti.

Situata aty eskaloi, pasi të dyshuarit e kanë sulmuar të njëjtin fizikisht, duke përdorur edhe shufër dhe për pasojë i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Qëllimi i tyre, bazuar në dëshminë e viktimës ka qenë që ta marrin me forcë – por në pamundësi për ta rrëmbyer, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital dhe më pas rasti e ka denoncuar në Polici, ku ka rrëfyer të gjitha detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat, një person i dyshuar është identifikuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim për të zbardhur rastin.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *