Në orën 24:00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë u mbajt Mesha solemne e Krishtlindjeve nën udhëheqjen e Imzot Dodë Gjergji, raporton Raporto24.
Të pranishëm ishin personalitete të shumta të jetë politike, kulturore në vend.
Paraprakisht në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, u mbajt pritja solemne me rastin e Krishtlindjes, organizuar nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, në tê cilën morën pjesë Presidentja Vjosa Osmani, ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe përfaqësues të partive opozitare.