Luizi dhe Kiara kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre dhe përpos deklaratave të dashurisë, Luizi ka zgjedhur ta çojë romancën në një tjetër nivel, t’i dedikojë një tatuazh Kiarës.
Megjithëse gjesti mund të duket i bukur, njerëzit kanë disa komente dhe lidhen me ngjashmërinë e tatuazhit dhe portretit të Kiarës.
Disa mendojnë se ngjan si Loredana:
Komentuesit në Anabel dhanë disa opsione se me kë u ngjasonte tatuazhi në krahun e Luizit. Sipas tyre, u duket si Efi, Bora Zemani, Tayna, Loredana, Lori Hoxha, madje edhe Adelina Ismaili.
Kiara zgjodhi të publikonte një video në Instagram, ku përmblodhi disa nga momentet e tyre brenda “BBVA 2”, propozimin për martesë, dasmën dhe momente të tjera të ëmbla mes tyre.
“Si sot 1 vit më parë, jeta ime dhe e jotja do të ndryshonin përgjithmonë. Sikur ta dija përfundimin e lumtur të kësaj historie, do t’i kaloja edhe 1,000 herë të tjera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Në 24 dhjetor 2022, të takova ty, që më mbushe shpirtin plot dhe më dashurove pa kushte. Unë, si shpërblim, të dhashë ty dhuratën më të bukur në jetë”, duke nënkuptuar bebushen që presin të vijë në jetë.
Kiara vijoi: “Gëzuar 1-vjetorin! Të dua përjetësisht dhe faleminderit që më ke bërë të besoj në përralla, sepse çdo gjë që ti ke bërë për mua ka qenë përfekte”.
“Kjo video, në fakt, është për këdo që në jetë shpreson çdo ditë. Mos reshtni kurrë se besuari, sepse më e mira do bëhet për secilin. Çdo vit i ri është një kapitull i ri për jetën tuaj. Faleminderit edhe një herë të gjithëve që besuat te ne dhe na mbështesni çdo ditë e më shumë, njësoj sikur të ishte dita e parë. Ju duam”, përmbylli ajo postimin.