Një numër i bashkatdhetarëve tanë ka nisur të vijë në Kosovë për festat e fundvitit, por numri më i madh i tyre pritet të arrijë gjatë këtyre ditëve.
Qytetarët kanë dërguar një video, ku mund të shihen se tanimë kanë nisur kolonat e gjata të veturave në pikën kufitare Hungari-Serbi.
Ata duhet të presin me orë të tëra për të kaluar në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.