“JO-ja” që i kushtoi jetën/ Burri hodhi gruan nga shkëmbi pas refuzimit, vrasësi që u hoq si i ‘fejuari zemërthyer’!

Kemi parë propozime që nuk kanë shkuar siç duhet, përshembull kur vajza thotë “Jo” dhe djali mërzitet, por rasti i një çifti turk është shokues.

Policia ka vënë në pranga Nizamettin Gursu muaj pasi e dashura e tij 39 vjeçare Yesim Demir ra në një humnerë në qytet të Turqisë veriore më 6 Korrik. Asokohe u raportua si ngjarje aksidentale, por hetimet nxorrën në dritë të vërtetën e hidhur.

Policia zbuloi se unaza që Gursu supozohej t’i jepte Yesim-it ishte akoma në xhepin e tij brenda një kutie.

Kjo përbënte kontradiktë me atë që i riu kishte deklaruar, pasi sipas tij e dashura i tha “Po” propozimit për martesë dhe më pas u rrëzua aksidentalisht nga maja e shkëmbit.

Nëse ajo do kishte thënë “Po”, unaza duhet të ishte në gishtin e saj…

Dyshimet u shtuan kur ata gjetën 100 metra poshtë shkëmbit copëza xhami dhe një pajisje muzikore të thyer.

Mësohet se familjarët e 39 vjeçares kishin deklaruar më herët se Yesim vuante nga ankthi dhe kurrsesi nuk do i afrohej një humnere të tillë.

Madje miq të saj thanë se ajo kishte planifikuar të ndahej nga Gursu. Në kohën që Demir vdiq, Gursu luajti rolin e të fejuarit zemërthyer.

Ai deklaroi në polici se kishte përgatitur skenën më romantike për dashurinë e tij, por pasi pinë alkool ajo humbi ekulibrin dhe ra poshtë.

Sipas autoriteteve turke, e reja nuk vdiq në vendngjarje, por prej plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *