“Gruaja me hidhte valium gjumi dhe sillte te dashurin ne shtepi, me rrefeu vajza e madhe”

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Alfred Karaj është 38 vjeç. Ka 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç , një vajzë 12 vjeç, një vajzë 6 vjeç dhe një vajzë tjetër e cila është 19 vjeç.

Alfredi para 4 vitesh e përzuri bashkëshorten nga banesa pasi sipas tij ajo i kishte sjellë të dashurin në shtëpi ndaj dhe ai e dëboi. Pas divorcit gjykata ia la ne ngarkim fëmijët Alfredit i cili vuan nga epilepsia. Ai thotë se ka bërë gjithçka për fëmijët e tij. Ish-bashkëshortja sipas tij nuk i është përgjigjur kurrë.

Alfred: Kur u martova isha 18 vjeç dhe ajo 16 sepse dy pleqtë i kam pasur invalidë, nuk shihnin. U martova me mblesëri sepse duhet të kujdesej dikush për prindërit. Kam 17 vjet martesë me të.

Mirela Milori: Pse vendose të ndaheshit pas 17 vitesh?

Alfredi: Sepse ma solli tjetrin tek shtëpia. Ajo ma ka hedhur valium gjumi, më ka bërë me stres sepse unë vuaj nga epilepsia.

Mirela Milori: Po fëmijët jetonin në shtëpi dhe ajo fuste të dashurin në shtëpi në prani të fëmijëve?

Alfredi: Po, vajza e madhe e ka ditur komplet si histori.

Mirela Milori: Kur e mësove ti këtë që vinte dikush në shtëpi?

Alfredi: Vajza e madhe m’i rrëfeu të gjitha.

Mirela Milori: Vendosët të ndaheshit, pranoi ajo që kishte një raport tjetër?

Alfredi: Ajo nuk pranoi, por e pranoi ai që ka pasur.

Mirela Milori: Ti shkove në gjykatë, u divorcuat me letra dhe fëmijët kujt ia la?

Alfredi: Fëmijët mi la mua, ajo tha që nuk kam mundësi t’i mbaj dhe qëndroi me atë që kishte. Vinte gjithmonë në orën 12 të natës, nuk kishe se çfarë t’i bëje.

Ai tregon se nuk ka dashur kurrë t’i braktisë fëmijët e tij siç bëri e ëma dhe është munduar që të punojë çfarëdo lloj punë për t’i ushqyer. Madje ai tregon se ish-bashkëshortja i ka nxjerrë namin që mbledh kanaç e hekura, por sipas tij, kjo nuk është një punë turpi.

Mirela Milori: Ku jeton dhe si e ke përballuar jetën?

Alfredi: Unë jetoj në Fushë-Krujë në një dhomë me qira. Unë merrja ndihmë ekonomike 45 mijë Lekë të vjetra, por dy muaj nuk mi kanë dhënë sepse ka mbushur djali 18 vjeç, djali punon në lavazh.

Alfredi tregon se ish-bashkëshortja nuk i ka paguar asnjëherë detyrimet që i ka caktuar gjykata për fëmijët, madje vajza e vogël as nuk e njeh sepse e ka lënë vetëm 2 vjeç. Madje nuk ka fare kontakt me të sepse nuk ia kanë njëri-tjetrit numrin. tvklan.al

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *