“Bama bukën gati se jam ka vijë e nuk vanohna” – Babai i djalit që u vra në Gllogjan rrëfen në gjykatë

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën në Pejë ka nisur seanca lidhur me vrasjen e tre personave në Gllogjan të Deçanit.

Si dëshmitar gjatë ditës së sotme është dëgjuar Beqë Hamzaj, babai i djalit të vrarë në autobus, i cili po kthehej nga shkolla më 26 nëntor të vitit 2021.

Në fjalën e tij para trupit gjykues Hamzaj foli për momentin kritik.

“Atë natë djali im i ndjeri, diku edhe 25 në 7 i ka shkru nanës së vet “Bama bukën gati se jam ka vijë e nuk vanohna.”. Mu zakonisht djali m’vijke në 15 në 7 ose 10 në 7. E kam marr telefonin dhe e kam thirre. Aty ishte lajmëruar një djalë tjetër. Më është lajmëruar një djalë tjetër. Më ka thënë mos e leni pa ardhë se na kanë gjujtë me automat në autobus” – tha Hamzaj.

Për këtë vrasje të rëndë po akuzohen Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj.

Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit G.Gj.

Vrasja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes deri sa një autobus po qarkullonte në rrugën nëpër Gllogjan.

Gjatë seancës së kaluar ndaj kryefamiljarit Mehmetaj dhe dy djemve të tij pati rrëfime në detaje nga të akuzuarit dhe familjarë të viktimave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që u vihen në barrë nga Prokuroria.

Gjykata e Pejës kishte aprovuar kërkesën e prokurores Gashi dhe kishte caktuar masën e paraburgimit për të tre.

Tutje në janar të vitit 2022 njërit nga të arrestuarit më 11 dhjetor të vitit 2021 i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *