Humbja e telefonit për çdo njërin prej nesh është pa dyshim gjëja më e keqe që mund të na ndodhë këto ditë, kështu që e kuptojmë shumë mirë mërzitjen e Luana Vjollcës.
Në një instastory ajo njofton se i ka humbur telefoni teksa ndodhet me pushime në Amerikë.
“Humba telefonin tim dje në mbrëmje dhe më vjen të qaj gjithë ditën. Kisha gjithçka në këtë telefon”, shkruan ajo teksa shton se i mungon celulari i saj.