Haradinaj e quan tradhtar Kurtin: I kaloj vijat e kuqe

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, tradhtar, pasi sipas tij Kurti ka tejkaluar vijat e kuqe kur ka shpreh gatishmërinë me nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, ku përfshihet draft- statuti i Asociacionit dhe përfshirja e rezolutës 1244 në preambulë.

“Kurti ka shkuar më larg se çdo imagjinatë e mundshme. Ai realisht ka ra dakord me mohuar shtetësinë Kosovës, për faktin se ai kur ka dashur me nënshkruar këtë dokument, në preambulë ky dokument thirret në rezolutën 1244. Pavarësia jonë mohon rezolutën 1244 për shkak se rezoluta 1244 në një farë mënyre ia ngrin sovranitetin Serbisë. Pra Kurti e ka bërë një tradhti”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, i pari i qeverisë ka bërë tejkalim të kompetencave që i jep Kushtetuta.

“Kurti nuk ka mundur në asnjë mënyrë (me pranuar marrëveshjen), pra nuk ia lejon Kushtetua e Kosovës me pranuar një draft- statut të Asociacionit që thirret 1244. Kushtetua jonë mohon 1244, shpallja e pavarësisë tonë mohon atë. Pra Kurti realisht e ka tejkaluar çdo vijë të kuqe potenciale, është në pozicion kundër kushtetues”, është shprehur ai.

Kreu i AAK-së theksoi se Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri me nënshkruar këtë marrëveshje pas asnjë konsultë me opozitën dhe pjesën tjetër të shoqërisë.

“Së pari të sqarojmë se Kurti pa konsulta, pra me asnjë nga ne në Kosovë, të paktën jo me opozitën, ka shpreh dëshirë me nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin me këtë draft- statut, por Vuciq ka refuzuar sipas Kurtit. Kështu na ka tregu Kurti”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj, shtoi se Qeveria Kurti e ka hallin më të madh se si me kamufluar këtë marrëveshje para qytetarëve të Kosovës.

“Këta janë unison, një fjalë një qëndrim, vetëm se e kryejnë role të ndryshme. Ju kujtohet kryetari Konjufca që thojke as asi as kësi nuk do të ketë çfarëdo lloj Asociacioni. Ju kujtohet zv/kryeministër Besnik Bislimi që në moment që vjen asociacioni në tavolinë unë jap dorëheqje,e kështu me radhë të gjithë.Pra këta janë ata për menaxhimin e dëmit publik e kanë hallin e votuesve, qytetarëve kritikë dhe secili prej tyre po e kryen një rol”, është shprehur ai në Kanal 10.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *