Pas kalimit në fe, ish reperi kosovar, Fero ka ndërruar edhe qasjen për jeten.
Tani ai po mendon të ketë dy gra.
Pas çdo dite që kalon, ish-reperi shfaqet çdo herë e më i përkushtuar duke ndarë ajete të ndryshme të fesë islame, shkruan Raporto24.
E së fundmi, Fero ka publikuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman me origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani.
“Nuk është e lejuar për një grua që t’ia pamundësojë burrit të saj marrjen e një gruaje të dytë.”, thuhet në të.
Sigurisht pas kësaj janë dyshime nëse Fero po e mendon një gjë të tillë.
Kujtojmë se ai ka qenë i martuar me modelen Arbenita Ismajli me te cilen kanë edhe një vajzë./Raporto24/