Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, banorja Alby ka ofruar momente të lehta dhe të qeshura me shakatë e saj ndaj këngëtares, Linda.
Në një episod të fundit, Alby ka zgjedhur të vërë në qendër të vëmendjes pretendimin e Lindës për aftësitë e saj të joshjes ndaj burrave, duke shtjelluar një koment pikant që shumë shpejt bëri xhiron e banorëve.
Alby i është drejtuar këngëtares Halimi duke e quajtur atë “magnet i skaduar”.
Përndryshe, këtë javë janë gjithsej gjashtë banorë në nominim: Kader Kicaj, Shqipe Hysenaj, Blero, Lumbardh Salihu, Miss Rose dhe Gani Gërmia.
Një prej emrave të mësipërm që do të rezultojë më pak i votuari nga publiku, do të duhet të lërë të premten shtëpinë më të famshme në vend.